Komuna e Gostivarit do të ndihmojë me nga 10 mijë denarë familjet kujdestare

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë prezantimit të fushatës “Shtrije dorën dhe ndrysho jetë – bëhu kujdestar”njoftoi se, të gjitha familjet që do të vendosin të bëhen familje kujdestare, gjegjësisht në shtëpitë e tyre do të pranojnë fëmijë që kanë nevojë për kujdes, do të marrin ndihmë financiare nga Komuna e Gostivarit në vlerë prej 10 mijë denarë në muaj, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, kjo ka për qëllim promovimin e kujdestarisë dhe rritjen e numrit të familjeve kujdestare.

“Vazhdojmë të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ato familje të cilat do të tregojnë gatishmëri për përkujdesje. Sot edhe para të pranishmëve theksova se për t’i motivuar ato familje, Komuna e Gostivarit do të subvencionojë me dhjetë mijë denarë në çdo muaj. Aktivitetet dhe suport të këtillë kemi treguar edhe në të kaluarën për sportistët, nxënësit më të mirë, familjet në nevojë, dhe besoj se me këtë lloj ndihme dhe motivimi do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, deklaroi Taravari.

Kjo fushatë nacionale realizohet nga “S.O.S Fshati i Fëmijëve” në bashkëpunim me Qendrat për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare “11 Tetori”, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe pushtetin lokal, ndërsa mundësohet nga Ministria gjermane e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button