Mediat serbe shkruajnë se Vuçiqi ka kohë deri në dhjetor për marrëveshje me Kosovën

Gazeta serbe “Novosti” raportoi të mërkurën, bazuar në burimet e saj, se presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i është dhënë kohë deri në dhjetor të arrijë marrëveshje për normalizim marrëdhënieve me me Kosovën, raporton Koha.net.

Sipas kësaj gazete, qendrat perëndimore po nxitojnë të zgjidhin ngërçin mes Kosovës e Serbisë, teksa lufta në Ukrainë po futet në faza gjithnjë e më të rrezikshme.

“Presioni ndaj Serbisë për Kosovën ka arritur kulmin dhe zyrtarët perëndimorë i kanë dorëzuar Beogradit një kërkesë të hapur që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan “Novosti” bazuar në burime.

Si propozim, shkuran “Novosti”, Vuçiqi ka atë franko-gjerman, që ende po qarkullon si një “non-paper” i hedhur në opinion. Kjo gazetë shkruan se Vuçiqi do të flasë për këtë dhe për presionin, në një intervistë të enjten mbrëma në një televizion kombëtar në këtë vend.

“Sipas disa informacioneve, në këtë shtrëngim të përshpejtuar të unazës rreth Serbisë, Perëndimi e sheh propozimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron si pikënisje për një marrëveshje të mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës, pra modelin e dy Gjermanive”, shkruan “Novosti”.

Serbia është në presion edhe për t’i vënë sanksione Rusisë për agresionin që po bën në Ukrainë.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk ka pranuar t’i vë sanksione Rusisë dhe për këtë është kërcënuar edhe nga Bashkimi Evropian me sanksione dhe ndërprerje të bisedimeve për anëtarësim në këtë bllok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button