Bekteshi për rrymën: Sot do të dërgojmë kërkesë në KE për ndihmë për industrinë dhe bashkëfinancim për amvisëritë

Sot Komisionit Evropian, do t’i dërgohet kërkesa për ndihmë direkte për industrinë, si dhe kërkesë për bashkëfinancim të projekteve dhe subvencione për të gjitha amvisëritë dhe kompanitë, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e mbrëmshme në emisionin “24 Otvoreno” në Televizionin 24, transmeton Portalb.mk.

“Nesër do të paraqesim kërkesat tona në lidhje me mbështetjen që duhet të marrim nga Komisioni Evropian. Kërkesat tona do të jenë për ndihmë direkte për industrinë, për ata në tregun e lirë dhe ndihmë direkte me bashkëfinancim të KE-së, së bashku me buxhetin e shtetit për të mbështetur konsumatorët e vegjël. Do ta zgjerojmë listën e kategorive vulnerabël nga 1 janari me mbështetjen e BE-së. Do të kërkojmë bashkëfinancimin e projekteve apo për të gjitha amvisëritë apo kompanitë e vogla dhe mikro që do të bëjnë investime në çatitë e tyre. E gjithë kjo nesër do të dërgohet në KE”, tha Bekteshi në emisionin “24 Otvoreno”.

Ministri shtoi se2 pret që Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi të japin më shumë mbështetje, sepse siç tha ai, kemi bërë lëshime të mëdha për të qenë pjesë e BE-së”.

Bekteshi nuk deshi të tregojë se për çfarë shume parashë bëhet fjalë.

“Nuk do të doja të hyja në shumat pasi nesër do ta dërgojmë letrën në KE”, tha mbrëmë Beteshi.

Ai shtoi se sapo të merret përgjigja nga Komisioni do të publikohet shuma, ndërsa me shumë gjasa, siç tha ai, do të jetë javën e ardhshme pasi atëherë presidentja e Komisionit, Von der Leyen po viziton vendin dhe mund të shpallë atë që do të pasojë si ndihmë nga KE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button