Gaz rus nëpërmjet gazsjellësit bullgar – deri më tani opsioni më i prekshëm për radiatorë të vakët

Deri ë tani, Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë të sigurt për furnizim të gazit për ngrohjen e shtëpive nëpërmjet ngrohjes qendrore, përveç furnizimit të gazit natyror nga kompania shtetërore ruse “Gazprom” nëpërmjet gazsjellësit që vjen nga Bullgaria deri në Kumanovë. Duke gjykuar sipas fundit të sezonit të ngrohjes së vitit të kaluar, dhe duke e pasur parasysh paparashikueshmërinë e politikës energjetike ruse, as ai opsion nuk është i sigurt, shkruan Meta.mk.

Siç informojnë burime të informuara mirë, ngrohtoret e Shkupit gjatë tetorit do të shfrytëzojnë gaz rus nga “Gazprom” i furnizuar nëpërmjet “Makpetrolit” për sigurim të ngrohjes qendrore për rreth 60.000 shfrytëzues në kryeqytet. “Makpetrol” edhe për periudhën e ardhshme ofron që të sigurojë gaz natyror për funksionimin e ngrohtoreve të Shkupit.

Nga Qeveria thonë se këtë javë presin që të arrijnë oferta për furnizim me gaz edhe nga 2-3 kompani tjera, të cilat tani për tani nuk dëshirojnë t’i emërojnë. Me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, me autoritetet bullgare po bëhen përpjekje maksimale që të rriten kapacitetet për transport të gazit natyror nëpërmjet gazsjellësit të vetëm interkonektues mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me çka do të sigurohej mundësia që nëpërmjet këtij gazsjellësi të transportojnë edhe 150 milionë metër kub gaz shtesë nga ajo që e ofron “Gazpromi” rus.

Ideja është që të rritet trysnia në gazsjellësin interkonektues me Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga 30-40 bar sa është tani në 46 bar, me çka do të mundësohej transporti i sasive shtesë të gazit natyror. Siç thonë nga Qeveria, po bisedohet për shfrytëzimin e gazsjellësit të ri interkonektues mes Bullgarisë dhe Greqisë që u hap në fillim të këtij muaji.

Përndryshe, burime qeveritare brifojnë se oferta e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka qenë që të sigurohet gaz nëpërmjet ndërmarrjes “PGO”, e cila është e regjistruar në Zvicër, e cila do të ofronte gaz nga “Gazpromi” rus.

Gjithashtu, Mickoski ka ofruar edhe furnizim të mazutit nëpërmjet një kompanie nga Republika Serbe – Bosnje Hercegovinë. Kjo praktikisht nënkupton që propozimet e partisë opozitare janë që Maqedonia e Veriut këtë dimër të furnizohet me gaz natyror dhe mazut nga Rusia, nëpërmjet rishitësve.

Paraprakisht, Radio Evropa e Lirë në gjuhën boshnjake njoftoi se Bosnja dhe Hercegovina është thuajse tërësisht e varur nga nafta ruse. Pasi vendi nuk ka rafineri të veten për prodhimin e derivateve të naftës, Bosnja dhe Hercegovina është tërësisht e varur nga importi i derivateve të cilat thuajse në tërësi janë nga përpunimi naftës ruse. Rafineria për naftë “Brod” në Republikën Serbe gjithashtu është në pronësi dominuese të kompanisë “Zarubezhnjeft”, por edhe ajo më shumë se tre vjet nuk prodhon derivate të naftës.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën e djeshme për Televizionin e Maqedonisë (TVM) tha se ai që i ka përmendur emrat e ndërmarrjeve nuk ka autorizim që t’i përmend kontaktet dhe ka vepruar në mënyrë joetike. Siç theksoi ai, kompania të cilën ai e ka ofruar ka qenë në “pozitë” të lidhur me furnizimin me gaz, pa sqaruar saktë se çfarë nënkupton ajo. Por, Mickoski tha se ajo kompani në mbledhje me Qeverinë ka ofruar që të sjellë gaz me së paku dyfish çmim më të ulët nga aktualja.

Dhe në lidhje me mazutin, Mickoski tha se ka mbajtur mbledhje më 9 tetor në Ministrinë e Ekonomisë, ki janë qenë edhe përfaqësuesit e ndërmarrjes që e ka ofruar ai.

“Çmimin që e kanë marrë pasi mora autorizim mund të them se është çmim burse minimum prej 40 euro për ton, që do të kuptonte kursim prej së paku 80-90 euro për ton prej asaj që shteti ynë paguan”, tha Mickoski.

Nga Qeveria, thonë se kompania të cilën e ka propozuar Mickoski nuk ka dorëzuar kurrfarë oferte konkrete me çmime as për gaz e as për mazut, e as për ndonjë tjetër energjens.

Atë që lideri i opozitares VMRO-DPMNE nuk e ka përmendur në intervistën e djeshme është pakoja më e re e sanksioneve që BE e ka miratuar kundër Rusisë. Me sanksionet më të reja, vendet-anëtare të BE-së janë pajtuar që të miratojnë kufizime të çmimeve të naftës ruse pasi që Moska në mënyrë të paligjshme i ka aneksuar katër rajone të Ukrainës. Plotësisht, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të përjashtuara nga ndalesa për import të naftës së papërpunuar nga Rusia, kështu që Serbia e cila ka rafineri në Pançevë, nuk do të mundet që të ardhmen të importojë naftë ruse nëpërmjet naftësjellësit “JANAF” që kalon nëpërmjet Kroacisë.

Përndryshe, besueshmëria e Rusisë në furnizimin me energjensë në mënyrë plotësuese u përkeqësua në fund të shtatorit, kur një sërë shpërthimesh shkaktuan dëmtim të gazsjellësit “Rrjedha veriore 1”, nëpërmjet të cilit Evrpa furnizohet me gaz natyror nga Rusia. Pas ndalimit të dërgesës me gaz rus nëpërmjet “Rrjedhës veriore 1”, presidenti rus, Vlladimir Putin, ofroi që gazi të dërgohet nëpërmjet “Rrjedhës veriore 2”, për çka u refuzua menjëherë nga Gjermania, shkruan Al Xhezira.

Përveç luftës energjetike që e udhëheqë me Perëndimin, Rusia në periudhën e kaluar vendosi ta eksalojë agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, gjegjësisht vendosi të mobilizoi 300.000 rezervistë dhe t’i dërgojë në front, ndërkaq funksionarët rus disa herë janë kërcënuar se Rusia do të përdorë armë nukleare që të mbrohet, në të njëjtën kohë kur në mënyrë ilegale Rusia i aneksoi katër rajone të Ukrainës. Thuajse çdo ditë vazhdojnë edhe sulmet ruse ndaj civilëve, objekteve infrastrukturore dhe ushtarake në Ukrainë, të cilat janë të paparashikueshme për madhësinë e tyre dhe është çështje kohe kur veprimet e këtilla ruse do të mund të provokojnë pako të re të sanksioneve nga komuniteti ndërkombëtar ndaj Rusisë.

Në Maqedoninë e Veriut, burime qeveritare brifojnë se Shtabi Ekonomik për Krizë Energjetike është në funksion dhe vazhdimisht mblidhet. Ata thonë se deri më 20 tetor do t’i presin ofertat për furnizim të gazit natyror për punën e ngrohtoreve të Shkupit, por edhe për elektranën e kombinuara TE-TO. Sipas tyre, problem janë çmimet e gazit natyror, dhe jo sigurimi i tyre, duke treguar prirjen për ulje të çmimit të gazit në ditët e fundit.

Nga premtimi pompoz i paralajmëruar nga Qeveria në fund të shtatorit për bashkëpunim mes Serbisë dhe Maqedonisë, tani nuk ka asgjë. Serbia dje në tërësi e ndaloi eksportin e gazit deri në fund të muajit, njoftoi Zëri i Amerikës në gjuhën serbe. Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi marrëveshje me Serbinë për furnizim të vendit me gaz për punën e elektranës së kombinuar “TE-TO”, në këmbim të shitjes së një pjese nga rryma e prodhuar në “TE-TO” për Serbinë.

Rikujtojmë që Maqedonia e Veriut bashkë me fqinjët Serbinë dhe Bullgarinë janë tërësisht të varura nga gazi rus. Maqedonia e Veriut duhet të fillojë me ndërtimin e gazsjellësit interkonektues me Greqinë, e cila do të mundësonte diversifikim të burimeve për furnizim me gaz në vend. Më 1 tetor të këtij viti, u lëshua në përdorim interkonektuesi i gazit Greqi – Bullgari në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila porositi se ky objekt infrastrukturor ka rëndësi të madhe në lirimin e varësisë së BE-së nga gazi rus. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilhan Alijev më 30 shtator, porositi se vendi është i gatshëm që të eksportojë gaz nga Azerbajxhani në BE deri në vitin 2027, shkruajti Kathimerini.

Disklejmer i ri, baner, NEDned

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button