Fajon: Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot realizoi takim me presidentin e vendit, ktyetarin e kuvendit, ministrin e Jashtëm si dhe zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje ekonomike. Fajon theksoi se mbështet Maqedoninë e Veriut që deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e BE-së, njofton Portalb.mk.

Takimi Pendarovski- Fajon

Në takimin me presidentin Stevo Pendarovski u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshesi dhe përkushtimi për forcimin e mëtejshëm të partneritetit dhe avancimin e miqësisë.

Pendarovski falënderoi për mbështetjen e fuqishme sllovene për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Bashkëbiseduesit ndanë mendime dhe informacione rreth raportit të Komisionit Evropian dhe vlerësuan se ai është një udhërrëfyes i qartë për zbatimin e mëtejshëm të reformave të brendshme.

Në takim u diskutua edhe për sfidat e krizës energjetike dhe ekonomike, lufta në Ukrainë, si dhe bashkëpunimi rajonal, perspektiva evropiane dhe euroatlantike e Ballkanit Perëndimor.

Takimi Pendarovski- Fajon

Takimi Xhaferi- Fajon

Në takimin mes Xhaferit dhe Fajonit ishin të pranishëm edhe kryetari i Grupit të Bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, Aleksandar Veljanovski, ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Millan Predan dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Xhaferi falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovenisë në realizimin e dy qëllimeve shtetërore strategjike, anëtarësimi në NATO dhe në BE në dekadat e kaluara.

“Ai informonte për procesin aktual të skriningut të cilit i paraprinte procesi i konsultimeve dhe qëndrimi i Kuvendit për Qeverinë për respektimin e veçorive të identitetit të popullit maqedonas dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale jashtë klasterëve gjatë negociatave. Në takim u bisedua edhe për harmonizimin e plotë të shtetit me politiken e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, si indikator i qartë për zotimet e pakushtëzuara dhe përkushtimin në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Union”, informuan nga Kuvendi.

Bashkëbiseduesit e përshëndetën nënshkrimin e marrëveshjes me Fronteksin në gjuhën maqedonase, me të cilin drojat ekzistuese vërtetohen si të paarsyeshme. Për potencialet që ekzistojnë në vetë diasporën, përfshirë këtu edhe diasporën studentore në Slloveni, u përfundua se duhet të vazhdohet me kultivimin dhe avancimin edhe në të ardhme.

Takimi Xhaferi – Fajon

Takimi Bytyqi- Fajon

Qeveria njoftoi se biseda mes dy zëvendëskryeministrave u fokusua në negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut, për të cilat ministrja Fajon i mirëpriti dhe shprehu mbështetjen e saj në fillim të takimit, si dhe për krizën aktuale energjetike dhe ballafaqimin me të.

Dy zëvendëskryeministrat biseduan për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal përmes investimeve dhe rritjes së konkurrueshmërisë. Bytyqi konfirmoi rëndësinë e kompanive sllovene që investojnë në vendin tonë dhe që sjellin vlerë të shtuar në ekonominë tonë.

Ministrja Fajon konfirmoi bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë që kanë dhe zhvillojnë tradicionalisht të dy vendet, gjë e cila konfirmohet nga 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Ministrja konfirmoi edhe angazhimin e Komisionit Evropian për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor për të dalë nga kriza energjetike, me qëndrim pozitiv se Komisioni do të marrë një vendim pozitiv për mbështetjen financiare.

Takimi Bytyqi- Fajon

Takimi Osmani- Fajon

Fajon, gjtë takimit me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmanin dërgoi urime për siç tha ajo, suksesin historik të hapjes së negociatave hyrëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Jam e vetëdijshme se kjo është rrugë e dhimbshme dhe e mundimshme, gjegjësisht vendimi është shumë i rëndësishëm. Mbetet Maqedonia e Veriut të bëjë gjithçka për njerëzit, që të fillojë proces i rëndë i reformave dhe ajo nuk është detyrë vetëm për Brukselin, por për tërë Maqedoninë”, tha Fajon.

Ajo shtoi se e mbështet Maqedoninë e Veriut që deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e BE-së.

“Nëse të gjithë qytetarët janë në atë rrugë, Sllovenia do ta mbështetë. Është e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm se bisedimet hyrëse kanë filluar. Sllovenia ka bërë gjithçka që të mos rrezikohen marrëdhëniet bilaterale në procesin e anëtarësimit dhe shteti në mënyrë të papenguar të vazhdojë në këtë rrugë dhe gjuha maqedonase të mos rrezikohet. Marrëveshja me Fronteksin është dëshmi, ku gjuha maqedonase do të jetë prioritet. Nëse bëjmë komparacion, edhe ne kemi përvoja të dhimbshme, e kishim patjetër të pranojmë kompromise të rënda, por ja arritëm qëllimit. Do të nevojiten shumë përpjekje, gjithsesi raporti qartë tha se cilat janë pikat problematike ku patjetër duhet më shumë të koncentrohemi”, tha Fajon.

Ajo, gjithashtu tha se 40% e legjislacionit të vendit është i harmonizuar me atë të BE-së, që tregon se Maqedonia e Veriut do të jetë e suksesshme në këtë rrugë.

Duke theksuar Jubileun e sivjetmë – 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, u potencua  miqësia e sinqertë dhe e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike në dy vendet, për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, ku vërehet trend i rritjes së vazhdueshme krahasuar me vitet e kaluara.

“Fillimi i negociatave është ngjarje historike jo vetëm për ne, por edhe për Unionin. Mbështetja e Republikës së Sllovenisë në këtë rrugë është e zëshme dhe e pahamendshme. Neve në vijim na mbetet që t’i implementojmë obligimet e marra, të cilat nuk janë të thjeshta. Na nevojiten ndryshime kushtetuese, për të cilat si Qeveri, mbetemi plotësisht të përkushtuar dhe do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet për të krijuar mbështetje të duhur politike. Gjithsesi, sërish llogarisim në mbështetjen e miqve tanë- Slloveninë në radhë të parë dhe si fqinji i drejtpërdrejtë i Ballkanit, duke pasur parasysh se integrimi i vendit paraqet interes të ndërsjellë”, theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi në kuadër të Aleancës së NATO-s, duke dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, kërcënimet për përshkëallëzimin e konfliktit nga ana e Rusisë, ndërsa e rikonfirumuan mbështetjen për Ukrainën në çdo mënyrë të mundshme.

Fajon - Osmani
Fajon – Osmani

Ndryshe, Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut u publikua më 12 tetor, në të cilin thuhet se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për thuajse të gjitha kriteret.

Vetëm në kriteret ekonomi është theksuar progres i mirë, ndërkaq në harmonizimin e vendit me politikën evropiane të jashtme dhe të sigurisë ka progres shumë të mirë.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button