Rama i nisi letër Këshillit të Evropës për akuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama informoi se ka firmosur letrën drejtuar shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, kundër akuzave të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Portalb.mk.

Rama përmes rrjetit social Facebook shkro se nëpërmjet kësaj letre synon “ta heqë njollën e turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin dhe mbi vetë Këshillin e Evropës”.

“Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Ramës drejtuar Këshillit.

Më 13 tetor, kryeministri i Shqipërisë mbajti fjalim në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku kërkoi që akuzat e Dhomave të Specializuara të rrëzohen. Ai dorëzoi rezolutë kundër Raportit të Dick Martyt. Fjalimi i tij nxiti reagime kudo, edhe në Kosovë.

Ai deklaroi se ish-ushtarët e UÇK-së, bënë luftë të pastër dhe të ndershme, ndërsa tha se akuzat që iu ngritën, ishin pjesë e imagjinatës njerëzore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button