Petrovska-Pahor: Sllovenia punon fort për integrimin e Maqedonisë në BE

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në kuadër të vizitës së sotme zyrtare në Republikën e Sllovenisë ka takuar presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Fokusi i bisedimeve ishte e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, e cila është e lidhur ngushtë me strukturat evropiane dhe euroatlantike, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, rreziqeve aktuale të sigurisë që lindin nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe domosdoshmëria e realizimit të ambicieve të projektuara të BE-së si aktor global, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë të bashkuar në vlerat dhe parimet që garantojnë siguri dhe prosperitet për rajonin, por edhe për kontinentin evropian. Dy vendet mike kanë angazhime identike për paqen, lirinë dhe demokracinë. Të dy vendet kanë një të kaluar të përbashkët, por më e rëndësishmja – një të tashme dhe të ardhme të përbashkët, si pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike, NATO-s. Vendet tona janë po aq të përkushtuara për të garantuar një të ardhme të sigurt, demokratike dhe të begatë për qytetarët e tyre. Këtë do ta arrijmë vetëm nëse bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, ndihmojmë njëri-tjetrin, kujtojmë mësimet e historisë për të krijuar mësime të reja për shembull në të ardhmen”, përfunduan dy bashkëbiseduesit në takim.

Petrovska dhe Pahor dënuan agresionin rus kundër Ukrainës dhe thanë se ai është një sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje serioze e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Bashkëbiseduesit ranë dakord se nevojitet një armëpushim i menjëhershëm dhe zgjidhje e të gjitha çështjeve të hapura përmes kanaleve diplomatike.

Presidenti Pahor theksoi se Sllovenia është në vazhdimësi një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut, se ajo vazhdimisht avokon për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.

Presidenti slloven Pahor përshëndeti zhvillimin e ngjarjeve në kontekstin e qasjes së Maqedonisë së Veriut ndaj BE-së dhe shprehu kënaqësinë që pas kaq shumë vitesh Maqedonia e Veriut ka një perspektivë të qartë dhe të fortë evropiane.

Ndryshe, Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut u publikua më 12 tetor, në të cilin thuhet se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për thuajse të gjitha kriteret.

Vetëm në kriteret ekonomi është theksuar progres i mirë, ndërkaq në harmonizimin e vendit me politikën evropiane të jashtme dhe të sigurisë ka progres shumë të mirë.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button