Risto Penov në rend dite në Kuvend, pritet zgjedhja e tij për ministër të vetëqeverisjes lokale

Propozimi për zgjedhjen e Risto Penovit për ministër për vetëqeverisje lokale sot do të jetë në rend dite në seancën e 88-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Për këtë post ministror, ​​Risto Penov është propozuar nga Partia Liberal Demokratike pasi ministri paraprak, Goran Milevski, më 20 shtator dha dorëheqje nga posti i tij për arsye personale.

Deputetja Monika Zajkova nga Partia Liberal-demokratike thotë se marrja e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale nga ish-lideri i kësaj partie, Risto Penov, do t’i japë partisë një dimension të ri.

Ardhja e Penovit në funksionin ministror do të jetë rikthimi i tij në skenën politike pas më shumë se 10 vitesh. Ai u lind më 28 shtator 1957 në Veles dhe postin e parë të lartë që mbajti ishte kryetari i Shkupit. Ai qëndroi në detyrë për dy mandate (1996-2000 dhe 2000-2004), dhe më pas ishte deputet, po ashtu për dy mandate. Nga postet partiake ka qenë sekretar i Partisë Demokratike deri në bashkimin e saj me Partinë Liberale në vitin 1997 dhe më pas ka qenë nënkryetar dhe kryetar i Partisë Liberal-demokratike në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2007.

Ish-ministri i Vetëqeverisjes Lokale nga Partia Liberal Demokratike, Goran Milevski  dha dorëheqje më 20 shtator.

Milevski, siç deklaroi, tërhiqet për arsye personale dhe partia e tij propozoi kandidatin e ri për ministë.

Sipas Milevskit, ministri i ri nuk do të jetë nga radhët e deputetëve.

Milevski është anëtar i Partisë Liberal Demokratike që nga viti 1995. Që nga viti 2015 mban postin e kryetarit të PLD-së. Ai është zgjedhur Ministër i Vetëqeverisjes Lokale më 27 qershor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button