RMV, vendi importon rrymë ndërsa fle mbi thëngjill

Makineri që gërryejnë qymyr 24/7 dhe punëtorët që punojnë në tre turne janë të pamjaftueshme të ushqejnë kaldajat e termocentralit të Manastirit, i cili prodhon 90% e energjisë elektrike në vend, shkruan Alsat, transmeton Portalb.mk.

Sipas eksploatimit vetëm në tri miniera të hapura ka rreth 80 milion ton thëngjill edhe tri lokacione tjera po inspektohen që do të shtonin burimin natyror për 10-15 vjet rezerva të vendit, por TEC Manastiri sërish importon thëngjill nga Greqia dhe Shqipëria me çmim 5 herë më të lartë se prodhimi vendor 11€/ton.

Nga EMV thonë se thëngjilli që nxirret nga Miniera e Suvodollit, Brod Gniotina dhe Zhivojina nuk është aq kalorik, por edhe jetëgjatësia e tre blloqeve pas 42 vjet të prodhimit të tyre po mbahet me remonte, të cilat kanë kushtuar nga 10 milion euro për secilin dhe nuk kanë potencialin maksimal të prodhimit.

“Ne duhej që para 7 viteve të përfundojnë së punuari këto blloqe në TEC-Manastir, por investimi i dobët në sektorin elektro-energjetik në 30 vitet e fundit në vendin tonë na ka shtyrë që të investojmë për riparime në këto kapacitete aktuale si këtu dhe në TEC-Osllomej për t’i shtuar jetëgjatësinë deri sa të bëhet tranzicioni energjetik”, u shpreh Vasko Kovaçevski, Drejtor i EMV-së.

Nga gërryerja e thëngjillit si lëndë djegëse që vë në lëvizje tre blloqet, të cilat me kapacitet të plotë prodhojnë deri 230 mëh secili, monitorohen nga dhoma kontrollit për rrymën e cila shpërndahet në trafo stacione dhe përmes rrjetit shpërndarës vjen deri në shtëpitë tona.

Por, për të përmbushur gjitha kërkesat e konsumit të rrymës duhet edhe rreth 30% të importohet, thonë autoritetet. Pamundësinë e prodhimit total e ndërlidhin me termocentralin e amortizuar dhe mos arritjen e gazifikimit të kaldajave që në vend qymyrit e mazutit do të prodhonin rrymë nga gazi natyrorë, si dhe instalimi i foto-voltaikëve.

“Ne jemi shtet i varur nga importi i energjisë elektrike dhe nuk mund të pavarësohemi brenda natës, atë që e kemi lëshuar për 30 vite nuk mund ta rindërtojmë për 30 muaj. Andaj gjitha këto 12 investime të SH.A. ‘EMV’ që planifikohen të bëhen në 10 vitet e ardhshme do të shtojnë prodhimin për 1,760 mëh që përfundimisht vendi ynë të prodhoj 100% energji elektrike aq sa shpenzon Maqedonia”, tha Vasko Kovaçevski, Drejtor i EMV-së.

Gazi natyror parashikohet të jetë një burim energjetik shumë më ekologjik ndaj ambientit për mjedisin e Pellagonisë, rajon i cili është i ekspozuar ndaj ndotjes nga emetimi i gazrave të dëmshëm. Por, për fat të keq ata i ndotim për të shfrytëzuar rrymën i gjithë vendi, por as qyteti i Manstirit nuk e shfrytëzon ujin e nxehtë të termoelektranës për sezonin e ngrohjes. Një projekt i tillë pritet që realizohen pas disa vitesh.

Dje zyrtarisht ka filluar sezoni i ngrohjes në Shkup për të gjithë të kyçurit në rrjetin e ngrohjes qendrore me të njëjtat kushte si më parë, pra me temperaturë të garantuar prej 21 gradë celsius dhe ngrohje në periudhën nga ora 06:00 deri në 22:00.

Përndryshe, më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button