Shkupi me rezerva vetëm për dy javë ngrohje

Në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup të premten Shkupin ka filluar sezoni i ngrohjes qendrore për amvisëritë dhe objektet afariste, raporton REL. Rreth 60 mijë amvisëri, të cilat janë të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore, nuk kanë asnjë informacion nëse do të ketë kufizime për sa i përket ngrohjes termike dhe sa do të jetë kostoja e pagesës për ngrohje.

Problemi me ngrohjen termike në Shkupi u shfaq pasi Komisioni rregullator për energjetikë vitin e kaluar ia mori licencën kompanisë “Balkan Energy Group” (BEG), e cila ishte përgjegjëse për furnizimin me ngrohje për Shkupin.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, menaxhimin e ngrohtores së Shkupit ia kaloi Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV) pasi BEG nuk arriti të respektojë kontratën për furnizimin e qytetarëve me energji termike për shkak të rritjes së çmimit të gazit.

Gjatë sezonit të kaluar, Qeveria kishte ndarë nga arka e shtetit gjashtë milionë euro për subvencionimin e çmimit të ngrohjes, pasi BEG nuk arrinte t’i mbulonte shpenzimet.

Nga EMV-ja thanë se gazi si lëndë e parë për ngrohje termike për Shkupin është siguruar vetëm për dy javët e para të sezonit të ngrohjes, përkatësisht deri më 1 nëntor. Vasko Kovaçeski, drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut ka thënë në një konferencë për media më 15 tetor, se nëse nuk sigurohet gaz atëherë ngrohtoret do të përdorin naftën si lëndë djegëse.

EMV-ja është furnizuar me gaz për 15 ditë përmes kompanisë Makpetrol me ç`rast ka paguar 1 mijë 713 euro për 1000 metër kub normal gaz.

Në bazë të Ligjit për energjetikë, nëse temperaturat ulen nën 12 gradë , ngrohtoret duhet të furnizojnë me energji termike amvisëritë që nga 1 tetori. Por, radiatorët mbetën të ftohtë për 60 mijë parapaguesit e ngrohtores së Shkupit, të cilat tani menaxhohen nga EMV-ja.

Ngrohje qendrore gjatë fillimit të këtij muaji në ditët kur temperaturat ishin nën 12 gratë veçanërisht gjatë natës, kanë pasur 500 amvisëritë që janë pjesë e ngrohtores Shkup Veri. Drejtori i kësaj ngrohtoreje, Kushtrim Ramadani, thotë se amvisëritë në këtë lagje kanë pasur fat pasi marrëveshja për furnizim me gaz të kësaj kompanie është valide deri në fund të këtij viti.

Përndryshe, sot filloi sezoni i ngrohjes në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i përgjithshëm i SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski, ka vlerësuar që në kryeqytet nuk do të ketë probleme me energjinë termike gjatë sezonit të ngrohjes që fillon prej sot.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Tani për tani është e qartë se elektrana e kombinuar TE-TO nuk do të prodhojë energji termike, por hapësirat e përfshira në ngrohje qendrore në Shkup do të ngrohen nga ngrohtoret tjera. Bislimovski sot sqaroi se edhe përpara hapjes së TE-TO-s, qytetarët e Shkupit kanë pasur ngrohje nga këto ngrohtore, kështu që nuk do të ketë kurrfarë problemi në dërgimin e energjisë termike.

“Kur punonte TE-TO në vitet e kaluara, kishte mjaft muaj të dimrit edhe kur nuka ka punuar TETO, pasi që nuk ishin të favorshme për ata kushtet tregtare”, tha Bislimovski, duke shtuar se edhe në këtë periudhë qytetarët kanë marrë ngrohje qendrore nga ngrohtoret.

Përndryshe, Sh.A. ESM tanimë ka siguruar nëpërmjet “Makpetrolit” gaz rus nga “Gazpromi” për deri në fund të tetorit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski sqaroi se nëse rritet çmimi i gazit në përmasa enorme ose në ka ndalim të dërgimit të gazit, atëherë ngrohtoret e Shkupit mund të kenë mundësi të punojnë edhe me derivate alternative, gjegjësisht në mazut.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button