Të hënën fillon debati publik për hartimin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut do të fillojë debati për hartimin e Strategjisë Nacionale për Rininë për periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2027, transmeton Portalb.mk.

Fushata mbi përpilimin e kësaj Strategjie pritet zyrtarisht të fillojë më 17 tetor me ngjarjen në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palas” ne Shkup, duke filluar nga ora 10:00, Agjencia për Rini dhe Sport së bashku me partnerët do të fillojë debatin mbi hartimin e kësaj Strategjie.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorjan, përfaqësues nga UNFPA, studentët dhe gjimnazistët.

“Me ngjarjen do të shënohet fillimi i përpilimit të Strategjisë Nacionale për Rini 2023-2027. Procesi përfshin institucionet shtetërore, njësitë nga vetëqeverisja lokale, organizatat qytetarët, bashkësitë ndërkombëtare dhe të gjithë palët e përfshira për politika rinore”, sqarojnë nga Agjencia për Rini dhe Sport, si bartëse e këtij projekti.

Deri më 5 tetor të rinjtë e Maqedonisë së Veriut kanë pasur mundësi të aplikojnë për të marrë pjesë në grupet për përpunimin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë 2023-2027. Aktivitetet do të realizohen në forma të ndryshme në periudhën prej muajit tetor deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga organizatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button