Aksion policor në Shkup: Janë arrestuar tre hajdutë të shtëpive, banesave dhe dyqaneve

Sot në periudhën prej 05:40 deri në orën 6:30, në zonën e Njësisë së Punëve të Brendshme Qendër, Bit Pazar dhe Çair, zyrtarët policor të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.Sh. (40), F.V. (26) dhe V.R. (20), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohet se anë kryer disa vepra penale “vjedhje të rëndë” në shtëpi, banesa dhe persona juridik në zonën e Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale e Shkupit, zyrtarët policor nga SPB Shkup në koordinim me Sektorin për Polici Kriminalistike në PB kanë kryer bastisje në pesë lokacione të Shkupit. Gjatë bastisjes në shtëpinë e A.Sh. janë gjetur dhe marrë pistoletë “Glok 19” me katër krehër dhe 33 plumba të kalibrit 9mm, krehër të pushkës automatike, nishan laserik për pistoletë dhe mjete tjera lidhur me veprat penale. Derisa gjatë bastisjeve në shtëpitë e F.V. dhe V.R. janë gjetur dhe marrë disa orë nga brende të njohura dhe pajisje tjera për të cilat ekziston dyshim se janë nga veprat penale”, thonë nga MPB.

Foto nga arma dhe municionet e konfiskuara, burimi: MPB

Personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të dorëzohen padi përkatëse penale sipas nenit 236 dhe 396.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button