A duhet të duken kështu nën-stacionet e autobusëve në Tetovë, në shtetin që synon Evropën? (Foto)

Nën-stacionet e autobusëve në Tetovë ende nuk janë pajisura me ulëse. Ndërmarrja “Tetova Transport” muajin e kaluar premtoi se puna e parë që do bëjnë pasi t’i marrin në pronësi nën-stacionet do jetë pajisja me karrige. Nën-stacionet tani janë pronë e ndërmarrjes, por karrige ende nuk ka. Që mos të presin në këmbë, qytetarët improvizojnë me karrige shtëpiake dhe ulëse të ngjashme, shkruan Portalb.mk.

Nga mungesa e karrigeve adekuate, në disa pika, siç është te nën-stacioni te Gjykata e Tetovës, qytetarët shpesh me vetë-iniciativë kanë vendosur karrige nga mobiljet shtëpiake.

Autobusët e Tetovës dhe nënstacioni transport
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”, muajin shtator të pyetur nga Portalb.mk se përse nën-stacionet nuk janë të pajisura ende me karrige për udhëtarët që presin aty, thanë se nuk ishin kompetent për këtë pjesë, pasi nën-stacionet e autobusëve janë në pronësi të Komunës së Tetovës.

“Pas marrjes së nën-stacioneve në pronësi të Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë, si punë e parë do jetë vendosja e karrigeve nëpër nën-stacione”, thanë nga Tetova Transport me 6 shtator.

Autobusët e Tetovës dhe nënstacioni transport
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pronësia e këtyre nën-stacioneve i kaloi ndërmarrjes “Tetova Transport” me 28 shtator, në mbledhjen e tretë të Këshillit të Komunës së Tetovës, konkretisht pika e 26 e rendit të ditës.

Ndërmarrja “Tetova Transport”, e kontaktuar pas kësaj nga Portalb.mk se kur do bëhet pajisja me karrige e nën-stacioneve, nuk u përgjigj në pyetjet gazetareske.

Për krahasim, kështu duket një nën-stacion në Shkup dhe në Tetovë.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nëntë nën-stacionet e autobusëve ende pa u shfrytëzuar siç duhet, edhe pse kushtuan rreth 4,524 euro një, para rreth një viti u zëvendësuan me të reja prej xhami, por aty ende mungojnë ulëset për pasagjerët.

Ndryshe, “Tetova transport” punon në humbje. Sipas udhëheqësisë së ndërmarrjes, rritja e çmimit të naftës ka bërë që kjo ndërmarrje të mos ketë të hyra të mjaftueshme, ndërsa çmimi i biletës ka mbetur i njëjtë. Në seancën e fundit, Këshillit Komunal i dhuroi donacion tre milionë denarë ndërmarrjes për mbulimin e harxhimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button