PESHKU 

Peshku i vogël
Po lëvizë si një gogël
Peshku i madh është rënduar
Nuk po mundet më me notuar
Edhe zëri i detit kur po jehon
Qetësinë ja trazon
Shikimin ja kaplon
Si hija që reflekton
Shkëlqimi i tij më
Nuk peshon

Erë deti hunda po më shijon
Dallgët tundin bregun me pasion
Peshku i madh po pushon
Askush më nuk e ngacmon
Vala e detit prapa nuk e pranon
Uji çdo ditë po i mungon
Të nesërmen dallga po pushon

Peshku në rërë po dremitë
Zëri i tij përshpëritë
Po i humbin të gjitha vetitë
Dallgët në breg e kanë goditë
Peshkatarët vetëm shikojnë
Me brohoritje po gëzojnë…

Autor: Safet Sadiku

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button