Reali favorit për të marrë mesfushorin

Jude Bellingham pritet të jetë përforcimi i parë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. “Marca” raporton të shtunën se Real Madridi ka fituar garën për mesfushorin dhe është favoriti kryesor për transferimin e tij, raporton Koha.net.

Mësohet se Reali ka pranuar t’i paguajë Borussia Dortmundit 100 milionë euro për mesfushorin anglez, i cili po vlerësohet shumë për paraqitjet e tij. 19-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor te Dortmundi këtë edicion dhe ekipi nga Bundesliga është pajtuar me largimin e tij në verën e ardhshme.

Bellingham ka katër gola e dy asistime në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Dortmundin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Ai është pjesë e Dortmundit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Birminghami për 25 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button