Policia e Maqedonisë së Veriut publikoi pamje gjatë arrestimit të një krimineli në Shkup

Krimineli i cili kërkohej nga Policia e Maqedonisë së Veriut është arrestuar në orët e mbrëmjes, ndërsa pamjet e regjistruara gjatë arrestimit janë publikuar nga Policia, transmeton Portalb.mk.

“Në Gazi Babë, punonjësit e Policisë në bashkëpunim me Tigrat, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, arrestuan 33 vjeçarin A.A. nga Shkupi”, njoftoi Policia.

Raportohet që për 33 vjeçarin kishte edhe fletarrest për mbajtjen e burgut afër 2 vjet e 8 muaj. Ai është dërguar në Burgun e Idrizovës, ndërkohë dyshohet edhe për kryerjen e dy veprave tjera penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button