Kastriot Rexhepi: Në takimin e fundit me Mexhitin dhe Bexhetin biseduam për kalimin tim eventual në BDI

Kastriot Rexhepi në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat, në lidhje me bashkimin eventual të tij me ”grupin e zjarrit”, tha se me Izet Mexhitin ka pasur gjithmonë raporte të mira, pavarësisht ndarjeve partiake, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë takim jemi takuar me Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe mikun tim Alkon për kafe, por sigurisht edhe për situatën e krijuar politike, duke u siguruar që zhvillimet e fundit të mos kenë pasoja në rrugën integruese të vendit“, tha Kastriot Rexhepi.

Ai shtoi gjithashtu se Izet Mexhiti i ka qëndruar afër që nga momenti kur ka vendosur të mos votojë për rrëzimin e qeverisë vitin e kaluar dhe se në takimin e fundit kanë biseduar edhe për kalimin eventual në BDI.

Ai theksoi se kryetari i partisë së tij, e ka përjashtuar nga partia përmes rrjeteve sociale.

“Partia ime më ka përjashtuar, duke mos pranuar as mbledhjen e organeve të saj, as pas veprimit tim, për të dëgjuar argumentet e mia”, tha Kastriot Rexhepi.

Përndryshe, deputeti Rexhepimë 11 nëntor nuk u paraqit në seancën kuvendore për votëbesimin e Qeverisë dhe me këtë i prishi numrat e shumicës së paralajmëruar prej opozitës dhe dështoi votimi i votëbesimit.

Ai nëpërmjet Facebookut njoftoi se nuk do të merr pjesë në seancë, për procesit dhe sinjaleve tw forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që i janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Pavarësisht deklarimit të tij, kryetarët e partive të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dyshuan se ndoshta Rexhepi është ndaluar në mënyrë të pavullnetshme të vijë në seancë dhe nuk do t’i besojnë një statusi në FB, derisa Rexhepi nuk del me figurë dhe zë.

Për këtë, sipas informatave të Portalb.mk, Kasami e ka paraqitur në Polici si të zhdukur. Dyshimet për rrëmbimin e tij, vazhduan edhe pse, Rexhepi u paraqit me video-porosi se është shëndosh dhe mirë dhe s’ka nevojë askush të shqetësohet për shëndetin e tij.

Kastriot Rexhepi pastaj është paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Bit Pazar të Shkupit. MPB, për Portalb.mk, njoftoi se Rexhepi ka dhënë deklaratë se paraqitja për zhdukjen e tij është e pavërtetë.

Pas kësaj, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se e ka përjashtuar deputetin e kësaj partie, Kastriot Rexhepin, nga strukturat e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button