Atletiko dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për Griezmann

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Barcelonën për një transferim të përhershëm të Antoine Griezmann. Griezmann tani ka rënë dakord për një kontratë që zgjat deri në vitin 2026, raporton 90Min, transmeton Klankosova.tv.

Sipas marrëveshjes së re, Atletico do t’i paguajë Barcelonës 20 milionë euro për Griezmann në fund të sezonit. Francezi do të merrte gjithashtu një ulje tjetër pagash prej rreth 25 përqind, në mënyrë që Atletico të respektojë rregullat e Fair Play Financiar.

Griezmann iu bashkua Atleticos në një huazim dyvjeçar vitin e kaluar. Marrëveshja përfshinte një opsion blerjeje prej 40 milionë eurosh që do të aktivizohej nëse ai luante të paktën 45 minuta në gjysmën e ndeshjeve të Atleticos këtë sezon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button