Struga, Shkëndija dhe Shkupi arritën që të kalojnë në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Sot u zhvilluar ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ku tre ekipet shqiptare arritën që të fitojnë si vendas, transmeton Portalb.mk.

Struga me rezultat 2-1 e fitoi ekipin e Rabotniçkit, Shkëndija e mposhti Skopjen me rezultat 5-0, ndërsa Shkupi fitoi kundër Voska Sportit me rezultat 6-0. Ndeshja ndërmjet Pobedës dhe Makedonija Gj.P. pritet të luhet më 19 tetor.

Ndeshjet tjera të kësaj faze:

Vardar – Fortuna 4:0

Bregallnica – Pelister 1:0

Akademia Pandev – Luboten 9:0

Tikvesh – Sileks 0:1

Ndryshe, fituesi i Kupës së Maqedonisë së Veriut në sezonin 2021/22 është ekipi i Makedonija Gj,P. pasi në finale fitoi kundër Sileksit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button