Grkovska-Jashari: Sektori civil ka rol thelbësor në krijimin e politikave cilësore për qeverisje të mirë dhe transformim digjital të shoqërisë

Zëvendëskryetarja e Qeverisë e Obliguar për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska, sot ka pasur takim me përfaqësuesit e Fondacionit “Metamorfozis”, të udhëhequr nga drejtori ekzekutiv, Bardhyl Jashari, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e procesit të transformimit digjital të shoqërisë.

Grkovska e ka shprehur rëndësinë e përfshirjes së sektorit civil në të gjitha proceset shoqërore, përfshirë edhe në pjesën e transformimit të shoqërisë.

“Për atë qëllim është vendosur komunikim i rregullt me sektorin civil, i cili jep kontribut të rëndësishëm dhe roli i të cilit është thelbësor në krijimin e politikave cilësore në tre shtyllat që punon kabineti im, e ato janë – transformimi digjital i shoqërisë, politikat antikorruptive dhe qeverisja e mirë, si dhe institucionet profesionale, efikase dhe transparente”, deklaroi Grkovska.

Jashari ka informuar se Fondacioni “Metamorfozis” ka një sërë projekte në drejtim të avancimit të transparencës së institucioneve, transformimit digjital, por edhe në lidhje me politikat për qeverisje të mirë.

Të dy janë pajtuar që në periudhën e ardhshme ta thellojnë bashkëpunimin, veçanërisht në procesin e hartimit të Strategjisë për Transparencë, por edhe në lidhje me transformimin digjital të shoqërisë, optimizimin dhe standardizimin e proceseve, por edhe elementet kyçe në ndërtimin e sistemit efikas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button