U arrit marrëveshja ndërmjet EMV-së dhe ADORA-s

Me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Elektranave të Maqedonisë së Veriut dhe ADORA-s, mundësohet përdorimi I ngrohtoreve që janë pronë e ADORA-s për prodhimin e energjisë termike për qytetarët e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja për qira është e qëndrueshme për kohëzgjatjen e sezonit të ngrohjes 2022/23. Vlera është përcaktuar sipas çmimit ekzistues të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE)”, raportojnë nga EMV.

Ndryshe, sezoni i ngrohjes në Shkup duhet të fillojë më 15 tetor, ndërsa në Shkup janë të kyqur rreth 60 mijë shfrytëzues.

Në fund të muajit shtator, “Balkan Energy Group” (BEG) – Prodhimtari vlerëson se nuk ka as bazë ligjore për të disponuar me impiantet për energji termike dhe as detyrim për të vazhduar aktivitetin në sezonin e ri të ngrohjes. Ata gjithashtu mendojnë se nuk kanë financa të mjaftueshme për të blerë karburant për prodhimin e energjisë termike. Këtë e njoftoi kompania pasi paraprakisht, Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, deklaroi se deri në zgjedhjen e një operatori ekonomik, BEG duhet patjetër të furnizojë energji termike deri në përzgjedhjen e bartësit të ri të licencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button