Elon Musk prezantoi robotin Optimus me aftësinë për të “transformuar” rrënjësisht civilizimin

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk prezantoi dje prototipin më të fundit të robotit me paraqitje njerëzore zhvilluar nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla, njofton PCWorld Albanian.

Optimus u shfaq në skenë në një eveniment në Silicon Valley, ku ju drejtua me një përshëndetje me dorë audiencës duke ngritur edhe gjunjët e tij.

Musk tha se robotit ishte punë në progres por mund të dalë në shitje brenda “pak vitesh.”

Robotët Tesla për prodhime masive do të testohen nga fabrikat e prodhimit të makinave thanë inxhinierët e kompanisë.

Prototipi i paraqitur dje u prezantua në konferencën vjetor Tesla AI Day. Audiencës ju tregua një video e Optimus duke kryer punë të thjeshta si ujitja e vazove, mbajtja e kutive dhe transportimi i disa shufrave metalike.

Musk tha se robotët do të prodhohen në masë dhe me kosto më të ulët sesa 20 mijë dollarë si dhe të shiten brenda 3-5 viteve të ardhshme.

“Është një transformim rrënjësor i civilizim siç e njohim sot,” tha Musk gjatë prezantimit.

Musk tha se robotët me paraqitje njerëzore aktualisht ju mungon “truri,” ose mundësia për të zgjidhur probleme vetë. Sipas tij Optimus Robot do të jetë një robot “tmerrësisht i aftë” dhe Tesla synon ta prodhojë në miliona.

Prodhues të tjerë makinash si Toyota Motor dhe Honda Motor kanë zhvilluar robotë me paraqitje njerëzore të aftë të kryejë veprime komplekse si të luajnë basketboll ndërsa robotët për prodhimin e makinave janë një normalitet sot.

Duke zhvilluar një biznes robotike, Tesla i është bashkuar apelimit të investitorëve dhe aktivistëve klimaterikë të përshpejtojë tranzicionin drejt energjisë së pastër.

Sipas tij përdorimi masiv i robotëve ka potencialin për të krijuar një të ardhme ku bollëku do të pushtojë çdo gjë dhe pa varfëri.

Sipërmarrësi i cili dikur paralajmëronte për rrezikun që inteligjenca artificiale përbën për njerëzimin, tha se Tesla do të sigurohet se shoqëria njerëzore do të kalojë në një të realitet ku robotët bëjnë punën dhe njerëzit marrin përfitimet në mënyrë të sigurte.

“Duam të jemi të kujdesshëm që të mos përfundojmë në rrugën e Terminatorit,” tha ai.

Roboti do të ketë masa sigurie përfshirë një buton fikje që nuk mund të manipulohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button