Ukraina çliroi qytetin e rëndësishëm strategjik të Limanit në rajonin e Donetskut

Forcat ushtarake ukrainase çliruan qytetin Liman në rajonin e Donetskut. Autoritetet ruse kanë konfirmuar se kanë tërhequr trupat e tyre nga ky qytet me rëndësi strategjike pas raportimeve të mëparshme se mund të jetë i rrethuar plotësisht, raporton The Guardian.

Në fjalimin e mbrëmshëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi fitoren e ushtrisë ukrainase, duke shtuar se brenda javës së ardhshme do të pasojnë çlirime të reja të territoreve të pushtuara.

Ky është çlirimi i parë i një vendbanimi më të madh nga pushtimi rus që kur Vladimir Putin njoftoi aneksimin e Donetskut dhe pjesëve të tre rajoneve të tjera në Federatën Ruse të premten.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin përshëndeti kapjen nga Ukraina të Limanit, i cili konsiderohet një bastion kyç i Rusisë në Ukrainën lindore.

“Ne jemi shumë të inkurajuar nga ajo që po shohim tani,” tha Austin.

Austin shtoi se qyteti Liman përdorej nga Rusia si një linjë për të transportuar trupa dhe pajisje në jug dhe perëndim të territoreve të pushtuara.

Siç raporton Ukrinform, autoritetet ukrainase kanë njoftuar se që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës janë eliminuar 60.110 ushtarë rusë, ndërsa vetëm ditën e fundit kanë vdekur 500 ushtarë.

Ukraina pretendon se deri më tani ka shkatërruar 2377 tanke, 264 avionë, 227 helikopterë, 176 sisteme të mbrojtjes ajrore dhe pajisje të tjera ushtarake.

Kujtojmë që Ukraina ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e saj për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s të premten e kaluar (30 shtator).

Po të njëjtën ditë, Presidenti rus, Vlladimir Putin,  shpalli aneksimin e katër rajoneve ukrainase, Donetsk, Luhansk, Herson dhe Zaporizhija, në të cilat u mbajtën referendume, të cilat Perëndimi i quajti të manipuluara. Nëse Rusia anekson katër rajonet ukrainase, Putin mund ta paraqesë çdo përpjekje ukrainase për të rimarrë këto rajone, si sulm ndaj vetë Rusisë.

Ndryshe, Ukraina është nën agresionin rus që nga 24 shkurti i këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button