Aksion ekologjik në Rostushë – “Të gjithë jemi reflektim i mjedisit jetësor”

Klubi për aktivizëm të rinj në Forumin Rinor Arsimor (FRA) bashkë me skulptorin Andrej Minevski dhe Shoqatën për mbrojtje të Ekologjisë dhe Avancim të Kulturës  Zeukstriton, të enjten në Komunën e Rostushës  e kanë zbatuar aksionin ekologjik “Të gjithë jemi reflektim i mjedisit jetësor”, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij aksioni është ngritja e vetëdijes ekologjike te qytetarët e komunës duke e pasur parasysh që në  Rustushë janë lokalizuar 42 mini deponi për dy vjet.

“Komuna deri pak më parë nuk kishte kryetar komune, a ndërmarrja publike komunale nuk ka mundur të arrijë që t’i mbledhë mbeturinat që janë bërë nga shtëpitë e banorëve”, thonë nga FRA.

“Këto jemi ne”, “Kjo është pasqyrë e (pa)vetëdijes ekologjike”, “Kjo është pasqyra e (pa)përgjegjësisë për mjedisin jetësor”, “Si ta zbukurojmë fotografinë e pasqyrës?”, thuhet në disa prej porosive të dërguara nëpërmjet pesë pasqyrave vertikale që janë vendosur në qendrën e Rostushës.

Banorët të cilët e kanë vizituar aksionin thonë se janë të vetëdijshëm për kujdesin e pamjaftueshëm ndaj natyrës dhe dërguan apel te qytetarët dhe institucionet kompetente që të bashkëpunojnë për mjedis më të pastër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button