Fillon transferimi i gazit në tubacionin “Baltic Pipe” që do të transportojë gazin norvegjez në Poloni

Ka filluar transferimi i gazit natyror në tubacionin “Baltic Pipe” i cili përmes Danimarkës do të transportojë gazin norvegjez në Poloni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga operatori i sistemit polak “Gaz-System” thuhet se transferimi i gazit natyror ka filluar nga 1 tetori.

Në postimin e bërë nga “Gaz-System” theksohet se “Sot është ajo ditë historike! Në Baltic Pipe filloi rrjedha e gazit”.

Tubacioni u përurua më 27 shtator dhe do të transportojë 10 miliardë metra kub gaz natyror në vit nga Norvegjia në Poloni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button