Pendarovski në Bullgari u takua me Leyen: Kërkoi ndihmë nga BE-ja për krizën energjetike

Peesidenti Stevo Pendarovski sot në Sofje ka realizuar takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në takim është biseduar për krizën energjetike, gjatë të cilit Pendarovski ka shprehur pritje për ndihmë nga Komisioni Evropian në kontekst të solidaritetit evropian për menaxhim me krizën, njofton Portalb.mk.

“Folësit kanë diskutuar edhe për rrjedhën e procesit të skriningut si fazë e rëndësishme në bisedimet hyrëse për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. në Bashkimin Pendarovski ka theksuar se vendi është i gatshëm që t’i bëjë reformat e nevojshme në fushat kyçe, si pjesë e procesit hyrës”, thuhet në kumtesën e Presidencës.

Përndryshe, presidenti Pendarovski me ftesë të pre0sidentit bullgar, Rumen Radev, sot është për vizitë në Sofje, u do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektorit të gazit Greqi – Bullgari.

Në ceremoni, marrin pjesë gjithashtu edhe presidenti i Azerbejxhanit, Iham Aliev, kryeministri i Greqisë, Krijikaos Micotakis, kryeministri i Rumanisë, Nikollae Ionel Çuka dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Është parashikuar që presidenti Pendarovski të realizojë takime edhe me presidentin bullgar, Rumen Radev.

Interkonektori i gazit Greqi – Bullgari (projekt 1GB) e lidh rrjedhin për përcjellje të gazit natyrore të Greqisë në afërsi të qytetit Komotini me rrjetin bullgar përcjellës në afërsi të qytetit Stara Zagora. Zbatimi i projektit ka për qëllim që të sigurojë diverzifikim, jo vetëm të rutave, por edhe burimeve të gazit natyror për Bullgarinë dhe rajonin më të gjerë.

Në kuadër të vizitës në Bullgari, presidenti Pendarovski në autostradën “Struma”, do të vendosë lule në vendin e aksidentit tragjik, ku më 23 nëntor të vitit 2021 humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut në aksidentin e një autobusi.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht prej sot deri në prill të vitit të ardhshëm.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button