RMV, regjistrimi i vitit të kaluar zbuloi 1.615 martesa të të rinjve të moshës 15 deri në 19 vjeç 

Në regjistrimin e kryer vitin e kaluar në vend janë regjistruar 1.615 martesa të të rinjve nga mosha 15 deri në 19 vjeç. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) të botuara sot, nga gjithsej 104.035 të rinj të moshës 15 deri në 19 vjeç, 1.355 vajza janë regjistruar si të martuara, ndërsa 260 djem të kësaj moshe janë martuar zyrtarisht, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat statistikore tregojnë se tre të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç janë deklaruar të ve, ndërsa 13 prej të rinjve të martuar janë divorcuar.

Regjistrimi i vitit 2021 tregon se për 548 të rinj të kësaj moshe nuk dihej statusi në të cilën ndodheshin në kohën kur u bë regjistrimi në shtatorin e kaluar.

Informacioni i publikuar në bazën e të dhënave MAK STAT sqaron se 371 persona nga mosha 15 deri në 19 vjeç kanë jetuar në bashkësi jashtëmartesore, ku numri i vajzave në këtë rast është disa herë më i madh se ai i djemve. Gjegjësisht, regjistrimi ka përcaktuar se 292 vajza të moshës 15 deri në 19 vjeç jetojnë në bashkësi jashtëmartesore, si dhe 79 djem.

Sipas regjistrimit të vitit 2021, në totalin e popullsisë rezidente mbi 15 vjeç, sipas gjendjes martesore, 23,8% janë beqarë, 65,3% të martuar, 7,2% të ve dhe 1,6%  të divorcuar. E shprehur në shifra për të gjithë vendin, 996.313 janë të martuar, 363.034 beqarë, 110.589 të veja, 25.092 janë të divorcuar, ndërsa 30.338 persona me gjendje të panjohur martesore.

Në totalin e popullsisë rezidente të moshës 15 vjeç e lart, 98.4%  jetojnë në bashkësi martesore dhe 1.6 për qind në bashkëjetesë.

Të dhënat e detajuara për grupin e fundit të të dhënave të publikuara nga regjistrimi i vitit të kaluar mund të gjenden në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button