Ende nuk është gjetur trupi i të riut i cili ra në lumin “Vardar” me veturë, vijojnë kërkimet në ditën e katërt

Ende nuk është gjetur trupi i të riut nga Kumanova, 22 vjeçari Erdon Ramadanit i cili të martën me veturë përfundoi në lumin “Vardar”. Kërkimet vijojnë për të katërtën ditë por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Familjarët shprehen të dëshpëruar nga shteti pasi ende nuk është gjetur trupi i të riut, transmeton Portalb.mk.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se për të katërtën ditë me radhë kanë vazhduar kërkimet në ujërat e Vardarit, në shtrirjen nga ura e Zhelinës në Tetovë deri në Radushë të Shkupit, për të gjetur 22- vjeçarin i cili më datë 27 të këtij muaji, rreth orës 11:30, me automjetin tip “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës ka dalë nga autostrada dhe ka përfunduar në lumë.

Në kërkim marrin pjesë pjesëtarë të MPB-së, Ushtrisë, Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, disa ekipe zhytjeje dhe banorë të fshatit

Niveli i ujit në lum është ulur edhe sot, që u mundëson kërkuesve një pasqyrë më të mirë dhe lëvizje më të shpejtë përgjatë përroit. Ekipet vazhdojnë me kërkimet në teren.

Në kërkim marrin pjesë edhe familjarët e të riut, të cilët para mediumeve kanë kërkuar ndihmë edhe nga shtetet fqinje.

Autoritetet nuk japin detaje për shkaqet e aksidentit dhe numrin e udhëtarëve.

Sipas familjarëve të të riut, ai kishte udhëtuar nga Kumanova në Tetovë për të paguar semestrin e studimeve dhe gjatë kthimit udhëtonte i vetëm.

LEXO: Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga aksidenti i djeshëm në Zhelinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button