Sulmi ndaj Mario Draghit ndodhi 7 vite më parë, nuk ka lidhje me çmimet aktuale të gazit në Itali

Video materiali i shpërndarë në një postim në Facebook është nga viti 2015, kur Mario Draghi ishte president i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Ai ka qenë drejtues i këtij institucioni nga viti 2011-2019. Siç raportoi Guardian më 15/04/2015, një femër demonstruese sulmoi presidentin e BQE-së Mario Draghi në një konferencë shtypi në Frankfurt pas takimit të fundit për politikat monetare. Arsyeja e sulmit nuk ishte një faturë e lartë e gazit, siç pretendohet në postim, por një revoltë kundër BQE-së, e drejtuar nga Draghi në momentin e sulmit, shkruan Vërtetëmatësi.

Një postim në Facebook pretendon se një grua sulmoi publikisht kryeministrin italian në largim Mario Draghi për një faturë të lartë të gazit. Postimi shoqërohet me një video të sulmit, i cili pretendohet se ka ndodhur së fundmi. Kontrolli i Vërtetmatësit ka treguar se informacioni për sulmin ndaj Draghit ishte i saktë, por jo arsyeja dhe koha.

“Megjithatë në Maqedoni nuk do të lejonin që të rriheshin publikisht para kamerave
Itali, komuniteti i rinovimit të San Patrignano: fatura e gazit gusht 2021 70,000 €, fatura e gazit gusht 2022 ,730,000 €, me të njëjtin konsum. Një rritje mbi 1000%! Në video, përgjegjësi për këtë fatkeqësi ekonomike apokaliptike, thuhet në postim.

Nëse e kërkoni videon në Google, do të shihni se është një regjistrim i vitit 2015, kur Mario Draghi ishte president i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Ai ka qenë drejtues i këtij institucioni nga viti 2011 deri në vitin 2019. Siç raportoi Guardian më 15/04/2015, një femër sulmoi presidentin e BQE-së Mario Draghi në një konferencë shtypi në Frankfurt pas takimit të fundit për politikat monetare.

Protestuesi hodhi letra me ngjyrë ndaj Draghit dhe thirri “Fund diktaturës së BQE-së!”. Ajo u hoq dhe u mor nga sigurimi dhe Draghi qëndroi i qetë.

“Protestuesja, që besohet të jetë Josephine Witt, u hodh mbi tavolinë, duke hedhur letra me ngjyrë drejt presidentit të BQE-së. Ajo hodhi gjithashtu fletushka që denonconin bankën “jodemokratike” dhe rolin e saj në krizën financiare, dhe vazhdimisht thërriste “Fund diktaturës së BQE-së”, përpara se të hiqej nga stafi i sigurisë”, raporton Guardian.

Siç informohet nga BQE, Witt u regjistrua si gazetar për të marrë pjesë në konferencën për shtyp në selinë e re të Bankës në Frankfurt.

“Stafi ndërmori veprime të menjëhershme dhe efektive”, tha BQE në një deklaratë të përcjellë nga Guardian.

Video me sulmin e Draghit mund të shihet në Youtube.

Pra, është e vërtetë që Draghi u sulmua publikisht para kamerave, por nuk ndodhi tani, por 7 vite më parë. Shkak i sulmit nuk ishte fatura e lartë e gazit, siç pretendohet në postimin që po analizojmë, por një revoltë ndaj Bankës Qendrore Europiane, në krye me Draghi në momentin e sulmit. Prandaj, mund të konkludojmë se postimi që po shqyrtojmë është manipulues, i inkuadruar në mënyrë të pasaktë dhe në kontekst të gabuar.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button