Komuna e Gostivarit: MASH sa më shpejtë të gjejë zgjidhje për furnizimin me librat shkollorë, mungojnë mbi 25 mijë

Problemi me vonesën e furnizimit me tekste mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në RMV, është prezent edhe në komunën e Gostivarit, kanë bërë të ditur nga kjo komunë në reagimin drejtuar MASH, transmeton Portalb.mk

Komuna e Gostivrit ka reaguar ndaj vonesës së furnizimit me libra, duke kërkuar nga MASH që të ketë zgjidhje sa më të shpejtë për çështjen në fjalë.

Sipas të dhënave që komuna e Gostivarit ka siguruar nga 10 shkolla fillore dhe katër shkolla të mesme, ka konstatuar se në këto shkolla ka mungesë gjithsej 25.156 libra për të gjitha lëmitë mësimore, ndërsa mungesa e librave është e shprehur te të gjitha paralelet etnike, si ato shqiptare, maqedonase dhe turke.

Sipas të dhënave, shkolla fillore “Ismail Qemali”, si një nga shkollat fillore me numër më të madh të nxënësve, është një nga shkollat e cila ka mungesë më të theksuar të teksteve shkollore krahasuar me shkollat tjera fillore në nivel komunal.

“Mungesë të librave ka edhe te shkollat e mesme komunale. Shkolla e mesme Teknike Komunale përballet me një mungesë prej 5.825 librave nga viti i parë deri vitin e katërt. Në shkollën e mesme komunale të mjekësisë ka mungesë prej 8.985 librash, ndërsa 943 libra mungojnë në shkollën e mesme komunale ekonomike.” thonë nga Komuna e Gostivarit.

Sipas komunës, ky është viti i tretë që komuna e Gostivarit përballet me mungesë të teksteve shkollore dhe për të cilat, problem nga i cili, sipas tyre, më së shumti humbasin nxënësit.

Ndryshe, në fillim të shtatorit, u bë e ditur se fëmijët e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, materialet mësimore të të cilëve po ndryshohen, nuk kanë libra. Në vend të librave, Ministria e Arsimit, së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, ka përgatitur materiale që nga 1 shtatori për të ruajtur vazhdimësinë e teksteve dhe vetëm për dy muajt e parë dhe do t’u dërgohen nxënësve në kohë dhe do të sigurohen nga ministria. Por, problemi i librave nuk është zgjidhur edhe pse ka pothuajse një muaj që mësimi ka filluar.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, pret që deri në fund të tetorit, fillimi i nëntorit, nxënësit e klasës së parë, të dytë, të katërt dhe të pestë të marrin tekstet shkollore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button