Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga aksidenti i djeshëm në Zhelinë

Nuk janë gjetur ende personi apo personat të cilët ndodheshin në veturën e cila dje si pasojë e aksidentit të trafikut ra në lumin “Vardar” në Zhelinë, vazhdojnë kërkimet edhe pas 24 orësh nga aksidenti, transmeton Portalb.mk.

Nuk dihet sa persona ka pasur brenda në veturë, për të njëjtët që nga dje vijojnë kërkimet, por nuk ka asgjë konkrete deri tani.

Prokurori publik, grup hetimor nga Ministria e Brendshme, zyrtarë policorë, zjarrfikësit kanë kryer hetime dhe po kërkojnë për trupin ose trupat e zhdukur.

Rasti po hetohet dhe po zbardhet nga autoritetet kompetente.

Ndryshe, dje rreth orës 11:30 Policia e Tetovës ka marrë njoftimin se një veturë Golf 4 me targa të Kumanovës është përplasur dhe ka rënë në lumin “Vardar” në Zhelinë.

Vetura u nxor nga lumi ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button