“HealthHub”, hapsirë e re për mjekët e rinj dhe studentët e mjeksisë

Sot u hap një hapsirë për zotërimin e aftësive të nevojshme praktike, si dhe ofrimin e mbështetjes për përfshirjen e mjekëve të rinj dhe studentëve të mjekësisë në krijimin e politikave që synojnë ata. HealthHub përfaqëson një grup të rinjsh, qëllimi i të cilëve është krijimi i mundësive dhe krijimi i një hapësire për mjekët e rinj, shkruan Portalb.mk.

Projektet dhe aktivitetet që zbatohen si pjesë e HealthHub do të synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe edukimit të popullatës së përgjithshme për temat aktuale në shoqëri, që lidhen me shkencat mjekësore. Synimi tjetër është përfaqësimi i interesave dhe përfaqësimi i studentëve të mjekësisë para institucioneve dhe popullatës së përgjithshme në vend.

Gjithashtu, përfshirja e studentëve në krijimin e politikave që synojnë mjekët e rinj dhe studentët e mjekësisë është një prej aktiviteteve kyçe të HealthHub, si dhe ofrimi i mbështetjes në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të mjekëve të rinj dhe studentëve të mjekësisë.

“HealthHub është një grup mjekësh dhe studentësh të rinj që bashkohen me qëllim të realizimit, mbrojtjes dhe harmonizimit të interesave dhe bindjeve të tyre për avancimin e statusit të mjekëve dhe studentëve të rinj të mjekësisë në shoqërinë civile dhe fushën e mjekësisë, si dhe qëllimi i realizimit të aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit publik, forcimin e vullnetarizmit dhe promovimin e mundësive të rrjetëzimit për mjekët e rinj dhe studentët e mjekësisë.” u shpreh Nita Zeqiri, studente e sapodiplomuar në mjekësi.

Aktivitetet dhe projektet e HealthHub kanë në fokus mjekët dhe studentët e rinj të mjekësisë që studiojnë, punojnë dhe avancohen në një nga fakultetet shtetërore të mjekësisë, pra në institucionet shëndetësore publike dhe private në vendin tonë. Kështu duke i përfshirë në projekte dhe aktivitete, do të punohet në forcimin e pozitës së mjekëve dhe studentëve të rinj në shoqëri dhe vendosjen e tyre të mirë në profesionin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button