Petkoviçit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, sot i është ndaluar vizita në Kosovë, raporton EN. Sipas mediave vendase, Petkoviçit është hera e nëntë radhazi që i është ndaluar hyrja në Kosovë, që nga fillimi i vitit të kaluar.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç i është ndaluar sërish sot hyrja në Kosovës, ashtu si dje.

Në muajin korrik Petkoviçit iu ndaluar 2 herë hyrja në Kosovë.

Ai i bëri thirrje Prishtinës dhe BE-së që të reflektojnë nëse mendojnë të vazhdojnë bisedimet me Beogradin në Bruksel.

Sipas tij Beogradi është i gatshëm të bisedojë dhe të shkojë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi me Kosovën.

Petkoviç vazhdon të insistojë se kryeministri kosovar Albin Kurti po shkel të gjitha marrëveshjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button