Deri më 10 tetor do të mund të aplikojnë nxënësit e gjimnazit të matematikës e informatikë dhe “Akademisë së Sporteve” për bursë

Nxënësit e shkollës “Akademia e Sporteve” dhe “Gjimnazi Matematikë-Informatikë” do të mund të aplikojnë për bursë në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë për vitin shkollor 2022/23, transmeton Portalb.mk.

“Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin  dokumentacionin përkatës në https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ndërsa, nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë një aplikim në  letër (kërkesë) dhe e dorëzojnë  dokumentacionin e nevojshëm sipas  konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rr. Qirili dhe Metodi nr. 54, Shkup), nga 28.09.2022-10.10.2022, nga ora 08:00- 16:00”, raportojnë nga Ministria.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë nxënësit e vitit të II, III dhe IV. Përfituesit çdo muaj do të marrin nga 3500 denarë brenda nëntë muajve.

Rezultatet do të publikohen më 10 nëntor në ueb-faqen www.mon.gov.mk, ku më 21 nëntor do të publikohen në gjimnazin për informatikë dhe matematikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button