U përzgjodh filmi nga Maqedonia e Veriut që do të garojë për çmimin Oskar

“Njeriu më i lumtur në botë” është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën ndërkombëtare për filmin Oskar, transmeton Portalb.mk.

“Ceremonia e 95-të e ndarjes së Oskareve do të mbahet më 12 mars 2023 në Teatrin Dolby (Dolby Theatre) në Los Anxhelos”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës.

Filmat “Snezana vdes në fund”, “Kajmak” dhe “Mimi” ishin tre filma tjerë që garuan për kandidaturë.

“Filmi maqedonas „Njeriu më i lumtur në botë”, me regji të Teona S. Mitevska, është kandidate maqedonase për çmimin „Oskar për filmin më të mirë ndërkombëtar”. Vendimi është marrë nga Komisioni Përzgjedhës pranë Shoqatës së Kineastëve të Maqedonisë, i pranuar dhe miratuar nga Akademia Amerikane e Filmit, Artit dhe Shkencës”, raportoi Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button