Sipas sondazheve kryeson kampi populist i djathtë i udhëhequr për herë të parë nga një grua. Giorgia Meloni mund të bëhet ekstremistja e parë e djathtë që do të drejtojë Italinë që nga koha e diktatorit Benito Musolini, transmeton DW.
Nga zgjedhjet e sotme në Itali mund të ndodhë një kthesë politike, sepse sipas sondazheve të fundit, partia ekstremiste e djathtë “Vëllezërit e Italisë”, e drejtuar nga Giorgia Meloni, është forca më e fortë politike me rreth 25 për qind, kurse socialdemokratët e Enriko Letës pritet të fitojnë rreth 22 për qind të votave.
Rreth 51 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë këtë të dielë. Por edhe pse bëhet fjalë për një votim me ndikimin themelor në drejtimin e vendit, sipas studiuesve elektoralë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pjesëmarrja do të jetë rreth 65 për qind. Sondazhet e fundit janë bërë 14 ditë më parë, sepse ligji italian për zgjedhjet nuk lejon organizimin e sondazheve më afër datës së zgjedhjeve.
Surprizat tek elektorati italian, i cili është i vështirë për t’u parashikuar, janë të mundshme. Por sipas mediave italiane shumica e studiuesve elektoralë mendojnë se këtë të dielë nuk pritet zgjedhja surprizë e Giorgia Melonit, e cila do të ishte ekstremistja e parë e djathtë që do të udhëhiqte vendin që nga koha e diktatorit Benito Musolini.
Mendimi pothuajse unanim është se shanset e skuadrës së Giorgia Melonit për të fituar janë vetëm 60/40. Katër vite më parë, në zgjedhjet e fundit, “Vëllezërit e Italisë” fituan rreth katër për qind. Fituesit e mëdhenj në atë kohë ishin populiste e majtë “Lëvizja Pesë Yjet” dhe partia populiste e djathtë “Lega”. Yjet ishin partia më e fortë me mbi 32 për qind. Lega mori 17 për qind. Dhe që të dyja ftuan më shumë se sa kishin parashikuar sondazhet.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.