Ahmeti: BDI mund të funksionojë edhe pa Ali Ahmetin, Blerim Bexhetin, Izet Mexhitin dhe Musa Xhaferin

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur sot në lidhje me letrën e inicuar nga i ashtuquajturi “Grup i zjarrit” që kërkonin reforma në parti.

Ahemti tha se BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme me bazë të fortë, që mund të funksionoj edhe pa individ, përcjell KlanM

“Me siguri që BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme që mund të funksionojë pa Ali Ahmetin pa Blerim Bexhetin, pa Musa Xhaferin, pa Izet Mexhitin ky është investim kombëtarë që ka bazë të fortë dhe përkrahje të fortë”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndryshe, në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, janë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit, transmeton Portalb.mk. Lista e nënshkruesve udhëhiqet nga Izet Mexhiti, pasuar nga Nevzat Bejta, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Merita Koxhaxhiku, Visar Ganiu, etj. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button