Lavrov në OKB: Rajonet е aneksuara të Ukrainës do të kenë mbrojtje të plotë nga Rusia, madje edhe me armë nukleare

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se rajonet e Ukrainës ku mbahen referendumet do të kenë mbrojtje të plotë nga Rusia nëse aneksohen, transmeton Sdk.mk.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe mediave botërore, Lavrov u përpoq të justifikonte pushtimin rus me pretendimet e rreme të njohura se qeveria në Kiev ishte instaluar dhe mbushur ilegalisht me neonazistë dhe se po shtypte rusët në Ukrainën lindore.

Katër rajone të pushtuara në Ukrainën lindore dhe jugore filluan referendumet për bashkimin me Rusinë të premten, gjë që mund të çojë në një përshkallëzim të luftës.

“Pas këtyre referendumeve, sigurisht që Rusia do të respektojë vullnetin e këtyre njerëzve që vuajtën për shumë vite nga abuzimet e regjimit neo-nazist”, tha Lavrov.

I pyetur nëse Rusia mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur rajonet e aneksuara, Lavrov u përgjigj:

“Të gjitha territoret ruse, përfshirë territoret që do të përfshihen në kushtetutën ruse në të ardhmen, janë nën mbrojtjen e plotë të shtetit. Të gjitha ligjet, doktrinat, konceptet dhe strategjitë e Federatës Ruse zbatohen në të gjitha territoret, duke përfshirë përdorimin e armëve bërthamore”.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se deklarata të tilla për armët bërthamore janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme.

“Ukraina nuk do të dorëzohet. Një retorikë e tillë e Rusisë e vë botën në rrezik dhe nuk do të tolerohet”, tha Kuleba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button