Shqipëria edhe Kosova mbaruan ndeshjet në Ligën e Kombeve me rezultat të njëjtë

Sot në kuadër të Ligës së Kombeve ka luajtur Shqipëria edhe Kosova, por të dy ekipet nuk arritën të marrin një pikë, pasi humbën si mysafir në minutat e fundit, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i Kosovës fillimisht ishte duke udhëhequr kundër ekipit të Irlandës së Veriut me golin e bukur të Vedat Muriqit, por në tetë minutat e fundit pësoi dy gola.

Kosova gjendet në vendin e dytë në grup me 6 pikë nga 5 ndeshje, pas Greqisë me 12 pikë, ndërsa e ndjekur nga Qipro dhe Irlanda e Veriut me 5 pikë.

Në orët e mbrëmjes Shqipëria pësoi humbje në minutat e fundit nga Izraeli. Në sekondat e parë të pjesës së dytë arriti të shënojë Izraeli, ndërsa Uzuni në minutën e 88 arriti të barazojë. Por, në minutat në vazhdim, Izraeli arriti të shënojë përsëri për rezultatin përfundimtar 2-1.

Shqiëpria gjendet në pozitën e fundit në grup me 1 pikë nga 3 ndeshje, Izraeli në vendin e parë me 8 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa Islanda me 3 pikë nga 3 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button