Javën e ardhshme do të dimë prej ku do të furnizohet energji elektrike, paralajmëroi Bytyqi

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot deklaroi se java e ardhshme është vendimtare kur duhet të dihet se prej do të furnizohet energji elektrike, raportoi MIA.

“Ka sinjale pozitive. Javën e ardhshme do të kemi njohuri konkrete se çfarë mund t’i ofrojmë ekonomisë, tha Bytyqi në një deklaratë për mediat pas manifestimit kushtuar organizatave civile dhe ndërmarrjeve sociale.

Gjithçka që është nën çmimin e bursës, sipas Bytyqit, mund të trajtohet si çmim i lirë.

“Kemi situata ku çmimet shkojnë deri në 1.000 euro për megavat dhe nëse ofrohet një çmim prej 300 euro, ky në të vërtetë është i lirë sepse është më pak se një e treta nga çmimi i energjisë elektrike. E di që kapaciteti i ekonomisë ndonjëherë nuk është aq i gatshëm ta paguajë, por përpiqemi t’u sigurojmë. Këto janë kohëra të mbijetesës. Me ta jemi në kontakt të përditshëm, me shumicën e përfaqësuesve të anëtareve apo kompanive në tregun e lirë dhe javën e ardhshme do të kemi një pasqyrë të qartë se çfarë është ajo do të ofrojmë”, deklaroi Bytyqi.

Ata që janë në tregun e rregulluar, sipas Bytyqit, nuk duhet të druajnë se nuk do të ketë energji elektrike sepse janë siguruar lëndë të para për prodhim të mjaftueshëm të energjisë elektrike.

“Kjo do të thotë që qytetarët dhe 70 mijë kompanitë që janë në tregun e rregulluar nuk duhet të druajnë për energji elektrike deri në mars të vitit të ardhshëm”, theksoi Bytyqi.

I pyetur nëse ka një dallim të madh mes çmimit që ne e ofrojmë dhe Bullgarisë që e kërkon, Bytyqi tha se në negociatat duhet të ketë dallime, por edhe një herë theksoi se java e ardhshme është vendimtare që të dihet se prej ku do të sigurohet energji elektrike.

“Takimet nuk janë mbajtur fizikisht, ndërsa kontaktet janë të përditshme edhe me Bullgarinë edhe Serbinë dhe Turqinë dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në negociata duhet të ketë dallime, përndryshe nuk do të kishte negociata. Konsideroj se java e ardhshme është vendimtare që të dihet dhe të vendosim se prej ku do të sigurohet energji elektrike. Bëjmë përpjekje që të lirohen disa kapacitete ndërkufitare për transmetimin e energjisë elektrike, tha Bytyqi.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se do të zvogëlohet marzha e furnizuesit me energji elektrike nga 50 në 20 për qind.

Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button