Pagesat digjitale dhe digjitalizimi i monedhës “Euro”, temë e diskutimit më 3 dhe 4 tetor

“E ardhjma perspektive e pagesave digjitale” është tema e konferencës së 14-të që do të organizohet nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Qendrore të Holandës, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë 14 viteve të fundit, Konferenca është rritur në platformë për bashkëpunim dhe shkëmbim të ideve dhe përvojave të përfaqësuesve të bankave qendrore nga Bashkimi Evropian dhe më gjerë, institucionet ndërkombëtare, rregullatorët evropian dhe vendor, sektori vendor bankar, si dhe institucionet jobankare vendore dhe të jashtme”, raportoi Banka.

Hapja e aktiviteteve do të bëhet nga guvernatorja e RMV-së Anita Angelovska – Bezhoska, guvernatorja serbe Jorgovanka Tabakovic dhe Igne van Dijk nga Holanda.

“Vala globale e shfrytëzimit të pagesave digjitale, mundësitë dhe sfidat”, është tema për të cilën do të flitet ditën e parë. Po këtë ditë do të flitet edhe për përfshirjen e shteteve në dizajnimin e valutës digjitale, konkretisht për “Euro-n digjitale”. Dita e dytë e aktiviteteve do të përfshijë përvojat holandeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button