Përfitimi më i madh i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është siguria e qytetarëve, vlerësoi ministrja Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Slavjanka Petrovska, gjatë një ligjërimi vlerësoi që siguria e qytetarëve është përfitimi më i madh i Maqedonisë së Veriut pas anëtarësimit në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Përfitimi më i madh i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është siguria dhe mbrojtja që qytetarët tanë sot e ndjejnë, duke e ditur që janë pjesë e një familjeje të madhe që angazhohet për sigurinë e përbashkët kolektive”, deklaroi Petrovska.

Ajo mori pjesë në Shkollën Politikë që udhëhiqet nga Presidenca, ku diskutoi edhe për sulmet kibernetike dhe dezinformatat si një kërcënim për sigurinë.

“Ky vit tregoi realitetin se lufta në tokën evropiane nuk është e kaluar dhe paqja nuk është e garantuar. Prandaj, zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse është e nevojshme”, deklaroi ministrja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button