Mbaroi ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë

Maqedonia e Veriut sonte humbi në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Ndeshja u zhvillua në Tbilis të Gjeorgjisë, ku vendasit arritën të fitojnë me rezultat 2-0, transmeton Portalb.mk.

Rezultatin e ndeshjes e zhbllokoi futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Miovski, i cili shënoi një autogol.

Gjeorgjia arriti të shënojë golin e dytë pas një gabimi të mbrojtësit mysafir, Velkovski.

Maqedonia e Veriut në këtë ndeshje u paraqit me këtë formacion: Dimitrievski; Alioski, Velkovski, Musliu, Zajkov; Elmas, Bardhi, Spirovski, Ashkovski; Miovski dhe Ristovski.

Ndryshe, Gjeorgjia gjendet në pozitën e parë me 13 pikë nga 5 ndeshje, Maqedonia 7 pikë, ndërsa nga katër ndeshjet e zhvilluara, Bullgaria ka 3 pikë, kurse Gjibraltari1 pikë.

Më 26 shtator, Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Bullgarisë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button