Policia i mori gjithsej 10 kilogram ari në disa qytete të Maqedonisë së Veriut

Në katër qytete të Maqedonisë së Veriut janë konfiskuar dhjetë kilogram ari për shkak punës së paligjshme që është konstatuar në disa shitore për shitblerjen e arit, ndërsa ndaj tyre është paralajmëruar padi, transmeton Portalb.mk.

“Policia së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike kanë kryer kontrolle në disa kompani në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë, kompani që merren me blerjen, përpunimin dhe shitjen e bizhuterive të arit”, sqarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që gjatë kontrolleve janë marrë më shumë se 10 kilogram, pasi gjatë punës së këtyre kompanive është konstatuar shkelje e Ligjit për regjistrimin e pagesave dhe vepra tjera penale.

Në Shkup janë kontrolluar 8 pika, 11 në Tetovë, 7 në Gostivar dhe 3 në Kërçovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button