fbpx

Arsovska tha se për shkak të krizës energjetike, nuk ka transport publik falas

Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska tha se derisa të tejkalohet kriza energjetike, nuk mund të japë përgjigje definitive se kur do ta realizojë premtimin për transport publik falas, transmeton Portalb.mk

Në emisionin “Click Plus” në TV21, ajo tha se askush nuk e priste që të ndodhte një krizë kaq e madhe energjetike dhe se çmimet e larta të energjisë po e ngarkojnë shumë buxhetin e qytetit të Shkupit.

“Është e drejtë të thuhet se askush nuk e priste një krizë kaq të madhe energjetike. Çmimet e energjisë, derivateve të naftës dhe naftës për djegie janë kaq të larta në këtë moment dhe kjo që po bëjmë tani është praktikisht diçka që e ngarkon shumë buxhetin e qytetit të Shkupit. Ne po punojmë në atë drejtim, por derisa ta kapërcejmë krizën, në këtë moment nuk mund të them se në çfarë faze do të realizohet. Por gjithçka që është përfshirë në programin “Shkupi modern” do të realizohet, ky është qëllimi ynë.”, tha Arsovska.

Pas marrjes së detyrës, Arsovska në dhjetor tha se projekti për transport publik falas, të cilin e kishte premtuar në fushatën parazgjedhore, do të realizohet për dy vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button