Dezerterët rusë nuk do të mund të marrin viza nga Çekia, në Poloni rusët protestuan kundër Putinit

Ministri i Jashtëm i Çekisë, të enjten bëri të ditur se rusët, të cilët duan të largohen nga vendi i tyre nga frika se mos i nënshtrohen mobilizimit, nuk i plotësojnë kushtet për t’u pajisur me vizë humanitare në Çeki, shkruan Euractiv, transmeton Portalb.mk.

Deklarata, e cituar nga Agjencia Çeke e Lajmeve, vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi për mobilizim të pjesshëm në Rusi, i cili, nga ana tjetër, çoi në rritjen e ikjes së qytetarëve nga vendi.

Çekia ishte vendi i parë i BE-së që ndaloi vizat turistike për rusët pas fillimit të luftës në muajin shkurt dhe viza humanitare është i vetmi lloj akoma i disponueshëm për raste të jashtëzakonshme. Mes njerëzve që kërkojnë viza të tilla, shumë prej tyre janë njerëz që luftojnë kundër regjimit të Kremlinit, ose aktivistë të të drejtave të njeriut.

Të enjten, Komisioni Evropian ka deklaruar se do të varet nga çdo shtet anëtar i BE-së nëse do të vendosë të pranojë njerëz që vijnë nga Rusia në territorin e tyre.

Ndryshe nga Republika Çeke, Gjermania do të mirëpresë rusët e dezertuar, konfirmuan ministrat të enjten.

Nga ana tjetër, shtetet baltike thonë se nuk do t’u japin azil rusëve që ikin nga mobilizimi ushtarak.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen tha se mobilizimi i Putinit dha shkas për politika më të ashpra të BE-së, kundër Rusisë.

Kufiri finlandez mbetet i vetmi kufi i BE-së, pjesërisht i hapur për rusët. Analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Vladimir Votapek, në një postim në Tëitter, shkroi se duke i dhënë azil atyre që ikin nga mobilizimi, dënojmë njëherit edhe Putinin/ regjimin aktual rus.

Poloni, protesta të rusëve kundër Putinit

Për çështjen e mobilizimit rus të paralajmëruar nga Vladimir Putin, përfaqësuesit e pakicës kombëtare ruse në Poloni, kanë protestuar kundër këtij vendimi, që është në kuadër të planit për pushtim të Ukrainës.

Protestat u zhvilluan në Krakov, Gdansk, Poznan, Wroclaw dhe Varshavë. Protesta më e madhe, në Krakov, u zhvillua përpara konsullatës së Federatës Ruse, e vendosur në Sheshin e Ukrainës së Lirë. Rreth 30 persona u mblodhën para objektit me pankarta dhe flamuj të bardhë, blu dhe të bardhë, një simbol i lëvizjes antiautoritare të rusëve që kundërshtojnë Putinin dhe sundimin e tij.

Ndryshe, më datë 21.09.2022, presidenti rus, Vladimir Putin, në kuadër të planit të tij për invazion në Ukrainë, urdhëroi mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button