Shkup, përleshje mes të rinjve nga Morana dhe Studeniçani për shkak të ulëses në autobusi

Mbrëmë në qytetin e Shkupit, ka ndodhur një incident mes tre të rinjve, përderisa po udhëtonin me autobusin e qytetit me numër 51, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.

Pas zënkës verbale, një nga të rinjtë prej fshatit Moranë, ka nxjerrur një mjet të mprehtë, me të cilin ka dashur ta sulmojë të riun tjetër nga fshati Studeniçan. Pasi nuk ia ka arritur qëllimit ta sulmojë atë, ai ka lënduar shokun e tij nga po ky fshat, si dhe është lënduar vetë.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se përleshja për shkak të ulëses në autobusin është shkaku i incidentit të mbrëmshëm në autobusin me numër 51 të NQP-së në “Kisella Vodë.”

“Pas marrjes së masave dhe veprimeve nga ana e zyrtarëve policorë, të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje kanë qenë të sigurt. Për rastin në fjalë është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, kundër atyre që kryen rastin do të dorëzohet parashtresë përkatëse.”, thanë nga MPB.

Nga aty shtojnë se dy të miturit me të prera në duar janë dërguar në Spitalin e Qytetit “Naum Ohridski”.

Ngjarja është raportuar mbrëmë rreth orës 19:33, ndërsa rreth orës 20:00 të miturit e plagosur janë shtruar në spital. Një person është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa tjetri për mjekim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button