Gjermania përpiqet të sigurojë ulëse të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që u mbajt në Nju Jork, kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të aplikojë për t’u bërë anëtare e përhershme e organit kryesor ekzekutiv të OKB-së- Këshillit të Sigurimit, shkruan Euractiv, transmeton Portalb.mk.

Scholz gjatë fjalimit të tij tha se është e nevojshme përshtatja e institucioneve shumëpalëshe me realitetet e shekullit XXI dhe kjo, sipas tij, nënkupton dhënien e një vendi të përhershëm Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit.

“Për vite me radhë, Gjermania ka qenë e përkushtuar ndaj reformës dhe zgjerimit të saj, veçanërisht në vendet e rajonit jugor. Gjermania është gjithashtu e gatshme të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha.”, tha Scholz.

Me përpjekjen e tij për të zgjeruar dhe reformuar Këshillin e Sigurimit, Scholz po ndjek një qëndrim të gjatë të qeverisë gjermane. Në vitin 2020, paraardhësja e tij konservatore, Angela Merkel, pretendoi se OKB-ja duhet të reformohet, duke propozuar zgjerimin e Këshillit të Sigurimit me anëtarë të rinj si Gjermania dhe disa vende aziatike dhe afrikane në zhvillim, duke hequr sistemin e vetos që pengon efektivitetin e organit të OKB-së.

Scholz kohët e fundit ka bërë përpjekje për të krijuar lidhje më të ngushta me vendet demokratike joperëndimore si India, Indonezia dhe Afrika e Jugut. Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme, Scholz përsëriti edhe një herë rëndësinë e këtyre vendeve për ruajtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

“Për mua, është absolutisht e vetëkuptueshme që vendet dhe rajonet në zhvillim të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Jugore duhet të kenë një peshë më të madhe politike në skenën botërore.” tha Scholz.

Përbërja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së reflekton në masë të madhe realitetet gjeopolitike të epokës së pasluftës, me vende të tilla si Franca dhe Britania e Madhe, të cilat akoma mbajnë vende të përhershme.

KëshilliI i Sigurimit të OKB-së ka gjithsejt 5 anëtarë: SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.

Ndryshe, këto ditë është duke u mbajtur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork, ku morën pjesë liderë politikë nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, për të diskutuar çështjet më të rëndësishme për vendet pjesëmarrëse, si dhe për çështje të ndryshme në lidhje me zhvillimet globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button