Valuta Euro shënon rënien më të ulët në njëzet vjeçarin e fundit

Pasditen e djeshme, Banka Qendrore Evropiane vendosi kursin e monedhës së përbashkët evropiane në 0,9906 dollarë për një euro. Kjo erdhi si pasojë e asaj se gjithnjë e më shumë investitorët preferojnë të investojnë paratë e tyre në dollarë, shkruan Faktor, transmeton Portalb.mk.

Pozicioni i fortë i dollarit amerikan po ushtron presion mbi euron dhe shumë monedha të tjera. Monedha amerikane mori një nxitje nga politika monetare e Bordit të Rezervave Federale, e cila mbrëmë rriti normën bazë të interesit me 0.75 % në luftën kundër inflacionit të lartë.

Investitorët po kërkojnë gjithnjë e më shumë dollarin për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Rusisë.

Valuta monetare japoneze Jeni, është gjithashtu nën presion këtë mëngjes. Banka qendrore e ekonomisë së tretë më të madhe në botë po i përmbahet politikës së saj monetare liberale pasi inflacioni në vend është ende shumë më i ulët, për dallim nga vendet e tjera. Banka qendrore e Japonisë vendosi të mbajë në zero normën e interesit për kreditë afatgjata, si dhe të lërë pragun e rritjes së këtyre normave në 0.25%.

Pikërisht për shkak të politikave që ndjek Rregullatori në lidhje me normat e interesit, inflacioni i këtij vendi mbetet shumë më i ulët se ai i vendeve tjera të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button