fbpx

RMV, do të asgjësohen mbi 3 tonë salçiçe “Wudi”, AUV: Ktheni nëse i keni blerë

Në bazë të marrjes së njoftimin për futjen në treg të produktit të pasigurt në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut – salçiçe nga brendi “Wuddy”, është konstatuar prania e bakteres “Listeria monocytogenes ST155”. Pas njoftimit të Sistemit për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqyerje të Kafshëve (RASSF) të Bashkimit Evropian, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), ka urdhëruar që urgjentisht të tërhiqen seri të caktuara të produktit në fjalë, njofton Portalb.mk.

Seritë që duhet tërhequr

Te kompania importuese është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese dhe është konstatuar se nga seritë kontestuese, të cilat në vend janë importuar disa herë, në magazina gjenden 3.030 kilogramë, të cilët janë vendosur nën vëzhgim zyrtar. Këto sasi, në mënyrë të padëmshme do të asgjësohen bashkë me sasitë të cilat do të tërhiqen nga tregu.

Për produktin e pasigurt nëpërmjet sistemit RASSF të BE-së ka njoftuar Italia, e cila në bazë të paraqitjes së helmimit të shkaktuar me bakteren patogjene “Lysteria monocitogenes ST 155” e ka krijuar njoftimin e theksuar të cilin i janë bashkëngjitur dhe analizat laboratorike. Seritë kontestuese nga prodhimtari Agricola Trevalli Soc Coap ARL nga Italia, në vend janë importuar nëpërmjet kompanisë Kolid S Tim nga Koleshina e Strumicës.

“Ftohen konsumatorët që i kanë blerë këto seri të produkteve të mos i përdorin, gjegjësisht t’i kthejnë në vendin ku janë blerë. Rastet për sigurinë e ushqimit qytetarët mund t’i paraqesin në linjën telefonike falas 080032222 ose nëpërmjet postës elektronike info@fva.gov.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button